Kujdes! Në këto vende jetojnë kanibalët – Lajmi.net
Kujdes! Në këto vende jetojnë kanibalët
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 19:07, 20 March 2017
Kanibalizmi nuk ekziston vetëm në filma. Nëse planifikoni që të udhëtoni në ndonjërin nga këto vende, atëherë duhet të jeni tejet të kujdesshëm.

Pjesa juglindore e Papua Guinesë së Re Fisi Korowai është njëri ndër fiset e fundit në botë që ende e praktikojnë kanibalizmin – edhe atë jo vetëm gjatë ndonjë ceremonie, por në bazë ditore. Nëse e përcillni përpjetë rrjedhën e lumit Ndeiram Kabur, atëherë ka gjasa shumë të mëdha që të bëheni drekë e ndonjërit nga këto fise. Truri i nxehtë i shtriganëve është specialitet i veçantë për ta. Ky specialitet hahet për shkak të arsyeve të magjisë, sepse sa herë që të vdesë ndonjë anëtar i familjes, besohet gjithmonë se ai ka vdekur si pasojë e magjisë së zezë, e jo e vdekjes natyrore. Për këtë shkak duhet gjetur anëtari i fisit, te i cili gjendet shpirti i lig, të vritet ai dhe të hahet, në mënyrë që të shpëtojnë të tjerët. Mendohet se pjesëtarët e njërit prej këtyre fiseve e kishin vrarë dhe ngrënë Michael Rockefellerin, të birin e guvernatorit të atëhershëm të Nju-Jorkut, Nelson Rockefeller. Ai ishte zhdukur në vitin e largët 1861 gjatë ekspeditës në këto vise. Trupi i tij kurrë nuk ishte gjetur.

India Fisi verior indian (në Indi) Agori pretendon se hanë vetëm vullnetarët, të cilët e dhurojnë trupin e tyre. Por, në vitin 2005 gazetarët e stacionit TV shtetëror, të cilët ishin duke bërë një film dokumentar rreth këtij fisi, raportuan sesi ata hanin një kufomë, e cila kishte filluar të kalbej në lumin Gang. E, ka edhe njohuri se pjesë- tarët e këtij fisi vjedhin kufomat nga morgjet e afërta. Besohet se pjesëtarët e këtij fisi hanë tërë pjesët e trupit të njeriut, meqë besojnë se një gjë e tillë i mbron nga plakja.

Fixhi Para lulëzimit të turizmit, arkipelagu Fixhi njihej me emrin ishujt kanibalë. Por, traditën e vjetër të ngrënies së mishit të njeriut ende e vazhdojnë disa fise. Në fakt, fiset e Fixhit i hanin vetëm pjesë- tarët e fiseve kundërshtare. Me qëllim të mposhtjes së ndonjë fshati kundërshtar, ata i copëtonin dhe piqnin viktimat në ambient të hapur. Kanibalizmi i këtillë kishte natyrë hakmarrëse dhe praktikohej vetëm në raste të veçanta, me takëm të veçantë.

Brazili Pjesëtarët e fisit Vari ishin të njohur për praktikat e tyre të veçanta, ku në një masë të madhe përfshihej edhe kanibalizmi. Por, në vitin 1960 ishin paraqitur misionarët fetarë (të krishterë?), të cilët ua kishin imponuar atyre fenë e re, duke iu treguar se kanibalizmi nuk është një praktikë edhe aq e preferuar. Kur në vitin 1994 në Brazil mbretëronte një krizë e madhe, për shkak të mungesës së ushqimit, kanibalizmi ishte ringjallur sërish. Njerëzit thjesht i vrisnin në rrugë, me qëllim që t’i hanin. Në fillim të vitit 2012 në Brazil u paraqit sekti i cili thoshte se ishte pasues i një perëndie, i cili u thoshte se gratë e përdala duhej t’i shndërronin në ëmbëlsira (ushqime).

Fjalët kyçe: kanibale

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play Pro Kicker Frenzy