Kujdes, mos e shkarkoni këtë version të WhatsApp

Nëse në telefonin tuaj ju del një sugjerim që të shkarkoni “WhatsApp Gold”, bën kujdes dhe mos e shkarkoni.

Auto & Tek

27/05/2016 01:59

Në të vërtetë ky lloj aplikacioni i cili po reklamohet si versioni më i ri nuk ekziston, por është një virus që prek telefonat. Gazeta britanike “The Indipendent”, raporton se gjatë ditë të fundit shumë persona kanë rënë viktimë e këtij mashtrimi.

Përdoruesit kanë marrë mesazhe që u sugjerojnë atyre të regjistrohen për këtë shërbim nëpërmjet “WhatsApp Gold”, që të vjen i bashkangjitur me mesazhin.

Aplikacioni mashtrim të premton shërbime të përmirësuara, si dërgimi  i qindra fotove njëherësh, emojis të reja, telefonata pa pagesë, video etj. Mos e shkarkoni, në të kundërt telefoni juaj do të infektohet me një lloj virusi që vjedh të dhënat tuaja, ju përgjon ju, shkrep foto edhe kur telefoni juaj është i fikur, ndjek rrugëtimin tuaj etj./techsot.al