Kujdes me përdorimin e antibiotikëve tek fëmijët

Përdorimi i tepërt ose keqpërdorimi i antibiotikëve mund të shkaktojë pasoja afatgjata tek fëmijët.

Lifestyle

29/08/2016 05:10

Si pasojë e reduktimit të mikroorganizmave të dobishëm për të cilët trupi ynë ka nevojë, del që antibiotikët po shëndrrohen në rrezik të madh për shëndetin publik.

Rezistenca e baktereve të dëmshme ndaj antibiotikëve është shqetësuese për faktin se ato mund të jenë shpesh më të fuqishme sesa bakteret e dobishme dhe antibiotikët i vrasin bakteret që janë më të dobëta, duke i dhënë mundësi kështu shumimit dhe zhvillimit të baktereve të dëmshme në trupin tonë.

Sipas shëndetësisë në Kanada zgjidhja më e mirë për t’iu shmangur përdorimit të tepërt të antibiotikëve është që t’i përmbaheni mirë diagnozës për fëmijën tuaj dhe këshillave nga mjeku ose farmacisti, transmeton lajmi.net

Gjë tjetër me rëndësi është të dini nëse farmacia në të cilën ju i bleni barnat është e kontrolluar.

Pasojat e përdorimit të tepërt dhe keqpërdorimit të antibiotikëve mund të sjellin pasoja fatale për fëmijët tuaj andaj duhet të keni kujdes gjatë konsultimit me mjekun dhe farmacistin./lajmi.net