Kujdes mbrapa, vajza! (Video)
Të shkosh në një park ujor është një nga momentet më të bukura të verës, por një video e postuar së fundmi tregon që jo gjithmonë bën qejf në një vend të tillë.
Fun
Dy vajza shihen që kanë ngecur në mesin e një rrëshqitëseje me ujë, kur papritur, pas tyre vjen me shpejtësi një vajzë tjetër që përplaset me to me forcë.
Vajzat e kuptojnë rrezikun vetëm pak sekonda përpara përplasjes, duke mos pasur mundësi që të largohen nga rrëshqitësja. Ato dëgjohen duke ulëritur dhe pas pak çastesh vjen përplasja e dhunshme.
Videoja është xhiruar në Meksikë. /Lajmi.net/