Kujdes kur përditësoni versionin në iPhone, ja çfarë mund t’iu ndodh

Përditësimi i iPhone në versionin më të fundit të iOS 12 mund të ndërpresë shërbimet e internetit.

Auto & Tek

24/12/2018 17:04

Sipas Forbes, iOS 12.1.2, i cili u lancua për të rregulluar problemin e lidhjes me Wi-Fi nga smartfoni për përdoruesit në Turqi, për ironi e prezantoi të njëjtin problem në vende të tjera, transmeton lajmi.net.

Në njoftimin zyrtar për iOS 12.1.2, Apple thotë se përditësimi “adreson një problem që mund të ndikojë në lidhjen me rrjet në Turqi për versionin iPhone XR, iPhone XS dhe iPhone XS Max”.

Shumë përdorues kanë zgjedhur Twitter për t’u ankuar për këtë problem, me disa madje duke pretenduar se smartfonë e tyre kanë qenë jashtë funksionit. /Lajmi.net/