Kujdes! Këto ushqime nuk duhen mbajtur në frigorifer

Frigoriferi është një objekt i mirë për të mbajtur dhe ruajtur ushqimeve për ditët që jeni shumë të zënë me punë.

Lajme

16/10/2018 17:48

Por nuk është ideal për të gjitha dhe mbajtja e ushqimit të gabuar në frigorifer mund të çojë në rreziqe shëndetësore.

Shkoni tani në frigoriferin tuaj dhe hiqini këto ushqime:

1. Domatet:Domatet nuk është mirë, t’i fusni në frigorifer, pasi mund t’i ndryshojë edhe shija. Është mirë t’i mbani në një vend me temperaturë normale.

2. Buka:Është gabim ta fusni edhe bukën në frigorifer, pasi nuk mund ta konsumoni më pas. Përveç shijes, ajo do bëhet më e njomë dhe do i humbë forma.

3. Qepët:Zakonisht i përdorni për të bërë sallatë, prandaj duhet të qëndrojnë në ambient neutral, jo frigorifer. I humbet edhe aroma.

4. Hudhra:Njësoj, si qepët edhe ajo nuk duhet të futet në frigorifer, pasi i humbet shija.

5. Pjepri:Pjepri futet në frigorifer nëse nuk është i prerë. Nëse e prisni edhe atij do i humbasë shija dhe nuk ja vlen ta konsumoni më pas.

6. Kafeja: Nëse dëshironi ta shijoni si duhet, mos gaboni ta fusni në frigorifer.

7. Avokado: Ky frut ka shumë vlera ushqimore dhe ndikon mirë në shëndet. Nëse e fusni në frigorifer, këto vlera do i humbasë dhe nuk do e shijoni si frut.

8.Qumështi:Për fat të keq, qumështi i ngrirë në frigorifer mund të ndahet në pjesë. Do të jetë e sigurt për t’u ngrënë, por nuk është saktësisht shija më e mirë për t’i hedhur drithërave apo kafesë në mëngjes.