Kujdes! Këto janë ushqimet që ju shkurtojnë jetën

Ushqimi është faktor kryesor që përcakton mbarëvajtjen e jetës së njeriut. Ushqimi i duhur, garanton shëndet të mirë dhe madje edhe jetëgjatësi mirëpo ushqimi jo adekuat mund të shkaktojë probleme që vënë jetën tuaj në rrezik.

Lifestyle

26/10/2016 20:47

Janë disa ushqime të caktuara që konsiderohen si shumë të dëmshme për ju, madje shkurtojnë edhe jetën tuaj, transmeton Indeksonline.

Pijet e gazuara- Këto pije kanë një sasi të madhe të sheqerit dhe janë ndër shkaktarët e shfaqjes së diabetit. Konsumimi i rregullt i pijeve të gazuara, sidomos në masë të madhe, paraqet rrezik për jetën.

Mishi i përpunuar- Një studim i vitit 2008 që përfshinë 840 njerëz gjeti se ata të cilët konsumuan ushqim të përpunuar çdo javë, rezultuan si më të rrezikuar se sa ata të cilët nuk konsumuan më pak apo fare. Mishi i përpunuar, shpeshherë nuk dihet saktësisht se çfarë përmban dhe besohet se ka shtesa të shumta artificiale të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin tuaj.

Mishi i kuq- Konsumi i lartë i mishit të kuq, sikurse hamburgerët dhe bifteku, ka qenë prej kohësh e lidhur me sëmundje të zemrës dhe kancerin.

Alkooli- Abuzimi me alkoolin mund të çoj në probleme serioze me zemrën dhe mund të jetë shkaktar i infarkteve. Prandaj, duhet pasur kujdes të shtuar që të mos teprohet me alkoolin ngase në këtë rast mund të ju rrezikohet edhe jeta.