Kujdes Bale, po vjen Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale janë dy futbollistët më të shtrenjtë në botë. Në fakt, uellsiani e tejkaloi portugezin në këtë kategori kur iu bashkua Real Madridit nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të verës për rreth 100 milionë euro. Ata u takuan për herë të parë të mërkurën në qendrën stërvitore të gjigantit madrilen…

Sport

13/09/2013 13:41

Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale janë dy futbollistët më të shtrenjtë në botë.

Në fakt, uellsiani e tejkaloi portugezin në këtë kategori kur iu bashkua Real Madridit nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të verës për rreth 100 milionë euro.

Ata u takuan për herë të parë të mërkurën në qendrën stërvitore të gjigantit madrilen kurse sot kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit me Villarrealin të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së katërt në La Ligë.

Mirëpo, derisa shumëkush pret që ata të dy të formojnë një dyshe të frikshme për skuadrat kundërshtare, Ronaldo është shfaqur mjaft ‘armiqësor’ ndaj Bale duke ndërhyrë ashpër ndaj tij në stërvitjen e sotme.

Nuk e besoni? Shikojeni videon.