Kufjet Wireless të Apple dominojnë 26 % të tregut (Foto)

Pavarësisht vonesave dhe kostos së tyre, një raport i ri thotë se kufjet AirPods patën një fundvit të shkëlqyer.

Auto & Tek

15/01/2017 19:04

Sipas Slice Intelligence, kufjet 159 dollarëshe rrëmbyem mëse 1/4 e shitjeve të të gjitha kufjeve wireless që në momentin kur dolën në shitje në 13 Dhjetor.

Megjithatë Apple e dominonte edhe më parë këtë treg pavarësisht në mënyrë indirekte përmes kufjeve Beats. Afro 75% e kufjeve të blera në sezonin e pushimeve ishin wireless.

Apple dominon 26% të të ardhurave të gjeneruara pa përfshirë Beats.

AirPods janë mbase kufjet më të mira wireless aktualisht në shitje pavarësisht se ekzistojnë alternativa pafund edhe më të lira.