Kufjet e Intel në bashkëpunim me 50 cent

Intel është duke bashkëpunuar me kompaninë SMS Audio të reperit 50 cent, për të krijuar kufje të dizajnuara për atletë dhe persona që merren me fitnes.

Auto & Tek

18/08/2014 21:33

Prapa në ngjarjen CES 2014, Intel kishte shfaqur disa prototipë të kufjeve të mençura që mund të masin rrahjet e zemrës.

Intel nuk ishte e vetmja kompani që kishte këtë ide; LG gjithashtu kishte shfaqur disa kufje që monitorojnë rrahjet e zemrës dhe ai produkt është aktualisht i gatshëm për tu blerë tani, transmeton Lajmi.net.

Intel ka marrur prototipin e shfaqur në CES dhe në partneritet me SMS Audio janë duke i krijuar këto kufje të mençura.

Kufjet SMS Audio BioSport të mundësuara nga Intel do të jenë pjesë e koleksionit të SMS Audio Sport.