Kufjet e Facebook do t’i shpërndajnë mendimet nga truri në tru, si fotografitë në Facebook

Mark Zuckerberg i bleu kufjet e realitetit virtual të quajtura ‘Oculus Rift’ për 2 miliardë dollarë, nga 22-vjeçari Palmer Luckey, i cili ia shiti atij këto kufje këtë pranverë.

Auto & Tek

09/09/2015 09:35

Me kufjet të cilat priten ta godasin tregun dhe rivalitetin në rritje me kompanitë e tjera, më poshtë mund të lexoni se pse Facebook e bëri këtë blerje.

Herën e parë që Mark Zuckerberg i vendosi kufjet e çuditshme ai e dinte. Kjo është e ardhmja, mendoi ai.

Në pjesën e jashtme këto kufje nuk dukeshin shumë si kufje; një kuti e zezë, afërsisht në madhësi sa një tullë, që kishte syze gjigante dhe një kabllo që dilte nga pjesa e prapme e kokës dhe shkonte në një kompjuter.

Pajisja dukej shumë e mirë, jo një pajisje që një adoleshent mund ta krijojë për të përafruar vizionin e tij për të ardhmen, e cila, në fakt, është arsyeja pse kjo pajisje kishte ardhur në ekzistencë.

Krijues i saj, Palmer Luckey, ishte një 17-vjeçar adhurues i filmave sci-fi kur ai filloi ndërtimin e prototipit të saj në garazhin e prindërve të tij në Kaliforni, transmeton Lajmi.net.

Ai e dërgoi atë në platformën Kickstarter, ku ai arriti të fitojë plot 2.4 milionë dollarë, dhe më pas tek Silicon Valley, dhe tani, në vetëm katër vjet, ai ishte ulur para njeriut më të fuqishëm në botën e teknologjisë.

Më pas, Palmer e pyeti Markun: “Çfarë vjen pas celularëve të mençur?.” Zuckerberg besoi se përgjigja ishte “kufjet të cilat dhurojnë eksperiencë të mahnitshme 3D – për filma dhe tv, sigurisht, por edhe për lojëra, ligjërata dhe takime biznesi.

Kufjet eventualisht do ta skanonin trurin tonë, dhe më pas do t’i emitonin mendimet tona tek miqtë tanë ngjashëm siç e shpërndajmë një fotografi në Facebook. “Eventualisht mendoj se do të kemi një teknologji ku do të mund të komunikojmë me eksperiencë dhe emocione të plota përmes mendimit,” tha ai në një intervistë.

Tingëllon pak e ‘çmendur’, por Zuckerberg nuk ishte duke bërë shaka. “Ka shumë gjëra të caktuara të cilat ju e dini se do të ndodhin në të ardhmen,” vazhdoi ai. “Sfida e vërtetë është të kuptojmë se çfarë është e mundur tani dhe si ta bëjmë atë.”

Dhe ja ku ishte: Oculus Rift, të cilën Facebook do të fillojë ta shesë në vitin e ardhshëm. Nuk janë kufjet e para të realitetit virtual që dalin në treg, por për një çmim prej 1,500 dollarë që vijnë së bashku me kompjuterin njerëzit sigurisht se do ta blejnë atë.

Gjithashtu, këto kufje janë të parat që nuk u japin njerëzve ‘të vjella’. (Lajmi.net)