“Kufiri me Malin e Zi është aty ku është nënshkruar në Vjenë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha se Demarkacioni me Malin e Zi është kundërshtuar në veçanti nga AAK-ja, por komisioni qeveritar qëndron pranë fakteve se vija kufitare është aty ku është nënshkruar në marrëveshjen e Vjenës.

Lajme

28/05/2016 11:25

Mustafa në Kuvendin e Punës së LDK-së, theksoi se Kosova është ballafaquar me përdorim të dhunës në institucionet publike dhe private.

Ai u ndal edhe te reformimi i Qeverisë, duke thënë se do të bëhet në përputhje me përformancën.

“Nuk kemi pasur ndonjë rast të korrupsionit. Kërkoj që në të ardhmen, interesat e LDK të vendosen dhe t’i keni para ambicieve personale”, tha ai. /Kp