Kuçi: Protestat s’do të ndalen

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka thënë se protesta e sotme (e shtunë) do të jetë edhe një mundësi për Qeverinë që të reflektojë karshi kërkesave për anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin, si dhe për zgjedhje të reja të parakohshme. Në të kundërtën, Kuçi ka thënë se protestat nuk do të ndalen.

Lajme

14/05/2016 08:48

Ai në një intervistë për “Zërin” ka thënë se AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën” kanë bërë përgatitjet e nevojshme që protesta e së shtunës të jetë masive, paqësore dhe e dinjitetshme.

Madje, sipas tij, mosmbështetja nga “Vetëvendosja” nuk do të ketë ndikim, pasi që, siç thotë ai, në këtë protestë do të marrin pjesë jo vetëm mbështetësit e dy subjekteve që po e organizojnë atë, por edhe të subjekteve tjera.