Kuçi: Për demarkacionin duhet konsensus nacional

Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me malin e Zi duhet të krijohet konsensus nacional.

Lajme

22/06/2016 23:21

Ai në intervistën dhënë për “Epokën e Re”, ka bërë me dije se kjo çështje nuk i takon vetëm një individi apo një partie, por të gjitha subjekteve politike.

Kuçi ka vlerësuar se nuk ka nevojë të ketë hendek për çështje nacionale në mes të pozitës dhe opozitës.

Zëvendëskryeministri i parë ka treguar se pavarësisht sfidave, Qeveria ka pasur një performancë të mirë për realizimin e programit të përbashkët.

Ai ka folur ehe për pozitën e ministrit të Drejtësisë, duke bërë me dije se pjesën më të madhe të autorizimeve i ka bartur tek zëvendësministrit Lirak Çelaj.

Kuçi ka thënë se pret që shumë shpejt kryesia e PDK-së të vendos për emrin e ministrit të ri të Drejtësisë.