Kuçi:Nesër Dita B-e besimit!

Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë dhe zyrtar i lartë në PDK, shfaqi besimin e se nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryetari i partisë së tij, Hashim Thaçi, do të zgjidhet president i shtetit.

Lajme

25/02/2016 21:38

“Besoj se nesër do të zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës”, tha Kuçi në emisionin Zona B në Klan Kosova, transmeton  lajmi.net.

“ Nesër do të jetë “Dita B”, dita e besimit”, tha Kuçi.

Sipas tij, në një koalicion normal që do të ishte me 89 vota, do të duhej të ishte një atmosferë normale dhe festive.

Ai tha se megjithatë,  nesër Kosova do ta ketë një president të ri.

“Nesër do ta kemi një President të zgjedhur në mënyrë procedurale, legale dhe me legjitimitet nga populli”, tha Kuçi.

Sipas tij nuk ekziston asnjë arsye që të mendohet se lideri i partisë së tij të mos zgjidhet për President.

“Nuk ka arsye të mendohet se Thaçi nuk do të zgjidhet”, u shpreh Kuçi.

“ Kemi numrat për nënshkrim dhe marrëveshjen politike që e garanton një gjë të tillë”./lajmi.net