Kuçi luan me të gjithë deputetët

Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë shkuar në pauzë për shkak se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi nuk ishte në seancë për t’i prezantuar dy projektligjet që lidhen me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Lajme

17/06/2016 14:14

Pauza tanimë ka përfunduar dhe disa nga deputetët po presin në sallë, megjithatë aty ende nuk ka arritur ministri Kuçi.

Deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, si dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës./Kp