Kuçi: Kushtetuta e Kosovës, akti më i lartë pas ditës së pavarësisë

Dhjetë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Lajme

09/04/2018 12:05

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës është akti më i lartë dhe i rëndësishëm pas Ditës së Pavarësisë.

“Në kohën e miratimit të kushtetutës ka pas vullnet nga të gjithë anëtarët. Në atë kohë ka qenë edhe sfidues”, tha Kuçi në RTK.

Ai tha se në Kushtetutën e Kosovës ka sublimim. “Kjo kushtetutë tregon më së miri për funksionimin e shtetit për këto 10 vite”, tha ai.

Kuçi tha se në bazë të Kushtetutës aksionarë të shtetit është komuniteti shqiptar dhe të tjerët.

Sipas tij mandati i tyre si komision ka qenë të respektojë vullnetin e qytetarëve dhe të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai tha se Kushtetuta nuk parasheh pushtet të tretë për veriun e Kosovës.

Kuçi foli edhe për Kushtetutën e Kaçanikut. Ai tha se ajo kushtetutë është historike dhe do të mbetet e tillë. Sipas tij rrethanat e kohës kanë bërë që të mos kemi implementim të saj.