Kuçi: Kam mundur të bëhem kryeministër para Bajram Rexhepit

Hajredin Kuçi, ministër aktual i Drejtësisë dhe një prej njerëzve kryesorë të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ka pasur mundësi të behët kryetar i Kuvendit, por edhe kryeministër.

Lajme

20/03/2015 23:17

Madje ai ka treguar se kryeministër ka mundur te jetë edhe para Bajram Rexhepit.

Mirëpo, Kuçi në emisionin “Komitetit” në RTK ka treguar se nuk i ka pranuar këto poste, pasi sipas tij është dashur të behët i pafytyrë.

“Kam mundur të jem kryetar i kuvendit. Kam mundur të jem edhe kryeministër. Kam pasur ofertë edhe para Bajram Rexhepit, por është dashur të behëm i pafytyrë. Këto poste nuk i kam pranuar për këtë arsye”, ka thënë Kuçi.

Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku ka thënë se kjo gjykatë do t’i marrë më pak se 10 persona.

Sipas tij, këtë e ka thënë vetë ambasadori Willamson.

“Kjo më është thënë në takim ku kanë qenë edhe Agim Çeku”, ka thënë Kuçi.

Ministri Kuçi ka thënë se nuk i dinë askush emrat që do të gjykohen. Sipas tij është absurde që të thuhet se dikush i din emrat.