Kuçi ftohet nga homologu britanik në Samitin Global për Drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pranuar ftesë nga Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Lord Chris Grayling, për të marrë pjesë në Samitin Global për Drejtësi, që do të mbahet në Londër më 23 deri më 25 shkurt, thuhet në një njoftim të MD-së. 

Lajme

17/01/2015 18:25

Ky samit, bëhet e ditur se, organizohet nën patronatin e Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar, dhe është ndër forumet më të rëndësishme në fushën e drejtësisë në botë, që këtë vit organizohet për nder të 800 vjetorit të vulosjes së Magna Kartës. 

Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të drejtësisë në botë. 

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum, sipas MD-së, paraqet një avancim të raporteve në fushën e drejtësisë jo vetëm të marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar por edhe rast i mirë për të ngritur praninë në fushën ndërkombëtare të drejtësisë.