Kuçi: Bashkëpunimi me Hungarinë, i rëndësishëm për kosovarët

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, është takuar sot me Ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me ambasadën e shtetit të Hungarisë.

Lajme

23/06/2015 17:52

Mes tjerash në këtë takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ekstradimeve, shkëmbimit të përvojave në luftimin e krimit të organizuar dhe shkëmbimit të ekspertizës profesionale ligjore.

Ambasadori hungarez Markusz ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e mëtutjeshme të Hungarisë për Kosovën. Ai theksoi vullnetin për thellim dhe angazhim për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve

Ndërsa, ministri Kuçi theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit me Hungarinë, sidomos pas arritjes së marrëveshjeve në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, Sipas tij, këto marrëveshje do të kontribuojnë në lehtësimin e procedurave në çështjet që ndërlidhen me qytetarët.