Kubi, pjesë e fjalimit më të mirë të studentit (Video)

Kubi është një miks ngjyrash prej të cilës secila duhet të qëndrojë diku, dhe derisa t'i rregullosh, ato bëhen edhe më të çrregullta.

Fun

14/02/2017 14:45

Ai mori me vete një mik i cili luajti me kitare, dhe fillimisht bëri shaka që të merr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë, madje edhe të atyre të cilët nuk ishin të interesuar ta dëgjonin, shkruan lajmi.net

Kur filloi fjalimin, gjithçka e lidhi me atë kub. Pastaj, ndonjëherë fliste por pa zë, duke e bërë gjithë sallën të qeshin.

Pasi e kaloi vitin e parë, miku i tij ndryshoi tingujt e kitares dhe filloi një melodi më të gjallë.

Kështu vazhdoi derisa arriti vitin e fundit, dhe në përfundim, e zgjidhi kubin për të marrë një tjetër dhe për t’i uruar mirëseardhje vetes në universitet. /Lajmi.net/

YouTube player