Kuba drejt njohjes me kushtetutë të martesave homoseksuale

Drafti i kushtetutës së re të Kubës i hap rrugën martesës së homoseksualëve, pasi përdoret termi “martesë midis dy individëve” dhe jo midis një burri dhe një gruaje.

Bota

22/07/2018 00:01

Kombi ishullor ka bërë përparime të mëdha gjatë dekadës së fundit për të drejtat e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT), pasi i ka persekutuar ato në vitet e para pas revolucionit të 1959-ës, duke i dërguar në kampe riedukimi.

Vendi i drejtuar nga komunistët ka miratuar operacione për ndryshimin e seksit dhe ka ndaluar diskriminimin në vendin e punës kundër personave LGBT, por propozimet për të njohur organizatat e të njëjtit seks, kanë ngelur në pikëpamje të procesit të ngadaltë legjislativ.

“Mundësia e martesës mes dy njerëzve përforcon parimet e projektit të barazisë dhe të drejtësisë”, tha sekretari i këshillit të shtetit Homero Acosta në mbledhjen e ligjvënësve për të analizuar draftin që synon të zëvendësojë Magna Carta-n e Kubës më 1976-ën.

“Tashmë 24 shtete kanë përfshirë këtë koncept dhe nuk mund ta shpërfillnim këtë çështje, teksa hartuam kushtetutën”, tha Acosta.