Kualifikohet Man Utd, eliminohet Tottenham

Adnan Januzaj nuk ishte fare pjesë e skuadrës, por Manchester United edhe në mungesë të tij fitoi në udhëtim te Stoke City me rezultat 2:0 dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Capital One Cup. Edhe pse pjesa e parë nuk solli gola, dueli u zhbllokua pas pak më tepër se një ore lojë kur…

Sport

18/12/2013 21:46

Adnan Januzaj nuk ishte fare pjesë e skuadrës, por Manchester United edhe në mungesë të tij fitoi në udhëtim te Stoke City me rezultat 2:0 dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Capital One Cup.

Edhe pse pjesa e parë nuk solli gola, dueli u zhbllokua pas pak më tepër se një ore lojë kur Ashley Young kaloi mysafirët në epërsi.

Kurse, fitoren dhe kualifikimin për kampionin në fuqi të Premierligës e siguroi Patrice Evra me golin e tij në minutën e 78’të.

Ndërsa, në takimin tjetër, Tottenham u përshëndet nga gara pas humbjes në shtëpi nga West Ham me rezultat 1:2.

Emmanuel Adebayor kaloi vendasit në epërsi pas 67 minutash lojë, por gjithçka u përmbys brenda dhjetë minutave të fundit të takimit kur dy gola të shpejtë nga Matthew Jarvis dhe Modibo Maiga ia sollën fitoren dhe kualifikimin West Hamit.