Kualifikohet Liverpooli

Liverpool mposhti Oldham Athleticun me rezultat 2:0 në Anfield dhe siguroi kualifikimin për në rrethin e katërt në FA Cup. Reds nuk arritën ta zhbllokojnë takimin gjatë pjesës së parë por realizuan dy herë pas intervalit dhe me plot meritë iu bashkuan favoritëve të tjerë që kanë siguruar kualifikimin tutje për në fazën e radhës.…

Sport

05/01/2014 16:54

Liverpool mposhti Oldham Athleticun me rezultat 2:0 në Anfield dhe siguroi kualifikimin për në rrethin e katërt në FA Cup.

Reds nuk arritën ta zhbllokojnë takimin gjatë pjesës së parë por realizuan dy herë pas intervalit dhe me plot meritë iu bashkuan favoritëve të tjerë që kanë siguruar kualifikimin tutje për në fazën e radhës.

Iago Aspas e kaloi Liverpoolin në epërsi pas 54 minutash lojë, kurse fitoren dhe kalimin tutje për vendasit e garantoi James Tarkowski i cili realizoi autogol dhjetë minuta para fundit.

Sulmuesi në formë i Liverpoolit, Luis Suarez nuk luajti si titullar por u inkuadrua në lojë në 15 minutat e fundit kur hyri në vend të kapitenit Steven Gerrard.