Kualifikohen Kolumbia dhe Japonia, Senegali eliminohet për shkak të kartonëve!

Senegali ka pikë dhe golaverazh të barabartë me Japoninë, por eliminohet për shkak të kriterit sportiv, pasi që ka kartonë të verdhë më shumë se japonezët.

Sport

28/06/2018 17:53

Kolumbia është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Kolumbianët mposhtën Senegalin me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores e realizoi Mina.

Senegali ka pikë dhe golaverazh të barabartë me Japoninë, por eliminohet për shkak të kriterit sportiv, pasi që ka kartonë të verdhë më shumë se japonezët.

Ndërkohë, këta të fundit u mposhtën nga Polonia 1:0.

Mirëpo, për shkak të kriterit sportiv u kualifikuan tutje. /Lajmi.net/