Kualifikimet për Çmimin e Madh të Kinës, super Ferrari

Ferrari ka siguruar dy pozitat e para të nisjes për Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1.

Sport

14/04/2018 09:16

Ferrari ka shkëlqyer në kualifikimet për garën për Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1.

Sebastian Vettel ka shënuar kohën më të shpejtë ku së bashku me partnerin e tij, Kimi Raikkonen siguruan rreshtin e parë të nisjes për garën e së dielës.

Menjëherë pas tyre u rendit dyshja nga Mercedes, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas, përcjell “lajmi.net”.

Vettel do ta synojë fitoten e tretë me radhë, nga po aq gara në fillim të këtij sezoni. /Lajmi.net/