Ku shkon dhjami që shkakton stresi?
Një tjetër nga veçoritë shqetësuese të kortizolit është edhe mënyra me të cilën “bashkëvepron” me insulinën, duke kërkuar që të forcojë “deponimin” e dhjamit në zonën e barkut.
Lifestyle
Çdo herë që stresoheni, niveli i kortizolit dhe insulinës mund të rriten dhe nëse vazhdojnë të mbeten në nivel të lartë për shumë orë, parashikohet që të shkaktojnë çlirimin e një enzime që është përgjegjëse për depozitimin e dhjamit në zonën e barkut, transmeton Telegrafi.
Përse vallë sa herë stresoheni, dhjami vendoset në mes dhe jo në pjesë të tjera?
Sikurse është provuar dhjami në bark është më i lehtë për t’u shndërruar në energji të momenti se sa dhjami në pjesë të tjera të trupit. Energjia e momentit është pikërisht ajo që “mendon” se ka nevojë një organizëm kur është i stresuar, për të reaguar në gjendje alarmi.
Por duhet të keni parasysh se nëse gjendja e alarmit nuk shoqërohet me ndonjë veprimtari fizike, por trupi rri ulur psh. pranë kompjuterit etj., atëherë është shumë e vështirë që të “tresni” dhjamin e barkut.
Fatkeqësisht, grumbullimi i dhjamit në zonën e barkut nuk është problem shqetësues vetëm për femrat me mbipeshë. Kërkimet tregojnë se akoma edhe vajzat elegante, që vuajnë nga nivele të larta kortizoli, kanë paksa bark.