Ku mbeti premtimi i bërë nga Milani?

Skuadra e Milanit dje në mënyrë zyrtare ka konfirmuar se menjëherë pas ndeshjes me Torinon, do të publikojë blerjen e re, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi fare.

Sport

11/01/2015 10:52

Si duket skuadra e Milanit është duke vazhduar me gjëra negative. Ata janë duke kaluar në një formë katastrofale, por, përpos kësaj, janë duke i dhënë shpresa të kota tifozëve të tyre.

Dje në Milan Channel është raportuar se Milani do të publikojë në mënyrë zyrtare një transferim të ri, diku rreth orës 23:00, pra, pas ndeshjes ndaj Torinos.

Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk ndodhi fare dhe as që u përfol pas ndeshjes. Rosonerët nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Torinos.