Ku jetojnë miliarderët?

Bota ka më shumë miliarderë se kurrë, më saktësisht janë 2437, sipas kompanisë hulumtuese “Wealth-X”, e cila çdo vit publikon listën e miliarderëve. Tashmë janë bërë të ditura vendet ku jetojnë shumica e miliarderëve. Lider në renditje janë Shtetet e Bashkuara, të cilat numërojnë 585 miliarderë, pothuajse 25% e të gjithë botës.

Fun

30/11/2016 11:04

10 vende në renditje me miliarderë:

Franca me 51 miliarderë, pasuria 206 miliardë dollarë,

Arabia Saudite, numri i miliarderëve 59, pasuria me vlerë 181 miliardë,

Brazil, numri i miliarderëve 59, me vlerë 186 miliardë,

Hong-Kong, numri i miliarderëve 79, me 291 miliardë,

India, numri i miliarderëve 90, pasuria 206 miliardë,

Zvicra, numri i miliarderëve 95, pasuria 235,

Britania, numri i miliarderëve 106, pasuria 295 miliardë,

Rusia, numri i miliarderëve 130, 423 miliardë,

Kina, numri i miliarderëve 260, pasuria 675 miliardë,

Shtetet e Bashkuara e Amerikës me 585 miliarderë, pasuria 2466 mijë miliardë.