Ku janë momentalisht lojtarët e Kombëtares?

Sipas lajmeve të fundit që arrijnë nga mediat, mësojmë se lojtarët e Kombëtares sonë janë në zhveshtoren e stadiumit të Beogradit.

Sport

14/10/2014 23:59

Lajmet e fundit që arrijnë nga Beogradi, na mësojnë se lojtarët e Kombëtares sonë janë me shëndet shumë të mirë dhe gjinden në zhveshtoren e Beogradit.

Ata po presin që të qetësohet situata, e cila është ende e tensionuar në rrugët e kryeqytetit të Serbisë.

Ndeshja e sotme ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë, ndërsa në ditët në vijim do të merret dhe një vendim zyrtar për këtë ngjarje.