Ku fshihet poleni?

​Erdhi sërish sezoni i alergjive. Ju ndoshta i dini disa truke për të minimizuar ekspozimin tuaj ndaj polenit si filtrimi i ajrin në shtëpi, duke qëndruar në ambiente të mbyllura në ditët me polen, por, këto strategji nuk janë aq efektive sa ju mendoni.

Lifestyle

29/03/2016 23:17

Poleni mund të jetë i fshehur në vende të fshehura në shtëpinë tuaj, ku juve kurrë nuk ju shkon mendja. Health.com, tregon disa nga vendet ku poleni fshihet:

Në veshje

Kur poleni është në ajër, gjithçka që ju vishni mbushet me grimcat e tij të vogla. Kjo është arsyeja pse ju duhet të shkundni xhaketat dhe bluzat që vishni para se të hyni në shtëpi. Nëse keni ecur në një park apo fushë me bar, shkundni edhe pantallonat dhe pastroni këpucët.

Në perde

Ndoshta ju i vendosi perdet mbi dritaren e hapur për të mos lejuar polenin të hyjë në shtëpi, mirëpo nuk e vëreni se perdet mbledhin polenin, i cili do të qëndroj aty. Prandaj, gjatë sezonit të polenit, ju duhet të lani perdet çdo javë.

Çarçafët e shtatit

Kur ju lini derën hapur, apo shtriheni në shtrat, kur sapo jeni kthyer nga jashtë, ju mbushni çarçafët me polen. Mbrojtja më e mirë është që të përdorni çarçafë me material anti-alergjik.

Kafshët shtëpiake

Po, ju mund të keni alergji në mace apo në qen, por nëse ju teshtini pranë maces tuaj vetëm gjatë sezonit të polenit, mos supozoni se keni alergji në mace. Kafshët shtëpiake mund të sjellin në gëzofin e tyre polenin e mbledhur nga jashtë

Klima dhe ventilatori

E keni vërejtur se sa shumë ndoten nga brenda klima dhe ventilatori. Ato mbledhin papastërtitë e ajrit duke përfshirë edhe polenin të cilin pastaj e lirojnë në shtëpinë tuaj.

Mobilet dhe tepihët

Patroni rregullisht me vakum tepihët dhe mobilet në mënyrë që poleni të mos mblidhet në to

Fshesa elektrike

Ju duhet të pastroni tepihët tuaj shpesh me fshesë elektrike që të largoni polenin, por duhet ta pastroni edhe fshesën nga të mbeturat e polenit në filtrin e saj

Në flokët tuaj

Kur jeni jashtë poleni mblidhet në flokët tuaja, prandaj duhet t`i lani fl okët çdo natë para se të flini

Në veturën tuaj

Nëse do të ushtoni një rrugë të gjatë, në sezonin e polenit, mos hapni dritaret që ta lejoni polenin të hyjë ne veturë me ju.