Ku e shikuan ndeshjen Llapi-Gjilani 1000 tifozët sot? Kjo ndodhë vetëm në Kosovë

Llapi dhe Gjilani kanë barazuar 1-1 në takimin  e javës së tretë të luajtur në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Sport

08/09/2017 20:35

Ndërsa vakive të shumta që ndodhin në futbollin kosovar, nuk i shpëtoi as kjo ndeshje, raporton futbollikosovar.com.

Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ishin të pranishëm afro 1000 shikues, ku të gjithë ishin në këmbë, në mungesë të tribunave.

Stadiumi i Llapit ka nisur renovimin para dy javësh.

Ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit u mbyll baras, 1:1.

Miran Maksuti realizoi për vendësit dhe Betim Haxhimusa për mysafirët.