“Ku e ke atë hamshorin 60 vjeçar”, Adelina ia mbyll gojën komentuesit

Adelina Tahiri është emër shumë i komentuar në shtypin rozë.

ShowBiz

09/11/2018 18:29

Adelina Tahiri është e martuar me Serjoza Markov, me të cilin ka një djalë, që e ka pagëzuar Jon, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja gjatë ditës së sotme ishte e ftuar në një emision, ndërsa rrugës për të shkuar në intervistë ajo realizoi një video ‘live’ me ndjekësit.

Ata ishin të hapur ta pyesnin atë çfarëdo që dëshironin, por kishte edhe prej tyre që e ‘thumbonin’ me disa pyetje.

“Ku e ke atë hamshorin 60 vjeçar”, i shkruan një komentues, të cilit ajo ia mbylli gojën.

“Burri, pse i keni hy në letërnjoftim dhe e dini sa vjet i ka burri?”, ia kthen ajo. /Lajmi.net/