Ku e kanë shpenzuar pagën e parë të madhe disa nga yjet e futbollit?

Tashmë është fakt se futbollistët sigurojnë të ardhura të mëdha nga futbolli.

Sport

20/11/2018 15:35

Përveç shumës së madhe që marrin, futbollistët më të famshëm në botë po fitojnë para të mëdha edhe nga sponsorët.

Por, një gjë është e ditur, se asnjë nga futbollistët më të famshëm nuk ka lindur në një familje të pasur.

Ata të gjithë e filluan nga e para, dhe kështu është interesante për të parë se ku e shpenzuan ata pagën e parë të madhe.

Disa zgjodhën luksin, ndërsa disa të tjerë, si Cristiano Ronaldo, shpenzimet për familjen ishin më të rëndësishme.

Casemiro

Mesfushori i Real Madridit dhe ekipit kombëtar brazilian, pagën e parë prej 50 mijë eurove sa ishte lojtar i Sao Paulos, e shpenzoi duke blerë qumësht Yakult, pasi në të kaluarën nuk kishte para për ta blerë atë.

Sergio Aguero

Ish sulmuesi i Independiente, menjëherë pas marrjes së rrogës së parë te Man City, i bleu vetes një veturë luksi, Lamborghini Aventador.

Arda Turan

Legjendari turk, pagën e parë të madhe e shfrytëzoi për blerjen e një pompe të benzinës në Stamboll.

Edinson Cavani

Futbollisti i PSG-së me pagën e parë ka blerë një fermë prej 1376 hektarësh në Uruguai, ku ai kalon kohën e lirë me miqtë dhe familjen.

Gareth Bale

Me pagën e parë të madhe ka blerë një dyqan kafeje në Uells

Cristiano Ronaldo

Ylli i Juventusit është një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit. Fëmijëria e tij ishte shumë e vështirë, me babanë e tij që vdiq nga alkooli. I rritur mes shumë problemeve, por i shtyrë nga nëna drejt këtyre sukseseve, Ronaldo vendosi që asaj t’ia dhurojë pagën e tij të parë./Lajmi.net/