Ku do të ndërtohet kjo pishinë gjigande 10 kate mbi tokë !? |FOTO|

Së shpejti banorët e dy ndërtesave me apartamente në Londër, do të kenë mundësinë të notojnë mbi në urat lidhëse të cilat do të ndërtohen në lartësinë e 10 kateve mbi tokë.

Fun

20/08/2015 11:19

Nëse gjithçka shkon sipas planit, pishina me dimensione 5 metra gjerë dhe 5 metra gjatësi, do t’i lidhë terasat e dy ndërtesave kolektive. Xhami i kësaj pishine do të jetë i trashë 20 centimetër, që të sigurojë ata që do të notojnë në pishinën e thellë 1.20 metër, uji do t’i lejojë banorët që të notojnë me lehtësi nga njëra ndërtesë në tjetrën.

Kjo dizajn-ide ka ardhur nga Sean Mulryan, shef dhe themelues i kompanisë të ndërtimit Ballymore. “Ne jemi të interesuar të ndërtojmë vende që kanë diçka më shumë se vetëm tulla dhe beton,” tha Mulryan. “Kjo pishinë është dëshmi e asaj filozofie, dhe i jep ndërtimit një karakter të veçantë.”

572889_w650

572889_w650