Ku do të luajë Januzaj?

Louis van Gaal ka promovuar formacionin 3-5-2 në turneun përgatitor të Manchester Unitedit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, tifozët pyetën se ku do të luajë Adnan Januzaj?

Sport

07/08/2014 22:45

Menaxheri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka aplikuar formacionin 3-5-2 në disa ndeshje të turneut përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, gjiganti nga Old Trafford fitoi trofeun e International Champions Cup duke mposhtur në finale rivalin e Premierligës, Liverpool, me rezultat 3:1.

Mirëpo, tifozët e Manchester Unitedit kanë filluar të brengosen për mesfushorin Adnan Januzaj. Një numër i madh i postimeve në rrjetin social Twitter shtrojnë pyetjen: “Ku do të luajë Januzaj?”, në skuadrën e Van Gaalit.

Përgjigjen do ta mësojmë së shpejti në fillimin e edicionit të ri në Premierligë.