Ku do të luajë Barcelona nëse Katalonia shpall pavarësinë?

Bota e futbollit është në panik.

Sport

24/09/2017 20:04

A do të largohet Barcelona në La Liga pas datës së 1 tetorit, është pyetja më e shpeshtë në futboll ditëve të fundit.

Kujtojmë se qeveria rajonale katalane ka planifikuar të organizojë një referendum mbi pavarësinë më 1 tetor, pavarësisht faktit se një referendum i tillë është i ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar disa media katalane, duke përfshirë edhe televizionin publik TV-3 dhe Catalunya Radio, se u ndalohet transmetimi i reklamave ku bëhet thirrje për pavarësinë e Katalonisë.

Shteti spanjoll së fundi ka dërguar numër të madh të forcave policore në Kataloni, duke bastisur objekte të ndryshme në kërkim të materialit votues për referendum.

Sipas kushtetutës së Spanjës së vitit 1978, referendumet e tilla janë të lejuar vetëm në nivelin e përgjithshëm të Spanjës, por jo edhe në rajone. Kjo kushtetutë mbron integritetin e Spanjës.

Organizimi i referendumit në Kataloni për pavarësi, ngjall debat se çka do të ndodh me Barcelonën, skuadrën më të madhe të këtij rajoni, e cila garon në La Liga.

“Ne do të qëndrojmë në të njëjtën ligë ku luan Espanyoli”, ka deklaruar nënkryetari i Barcelonës Carles Villarubi pak kohë më parë.

Në anën tjetër, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Javier Tebas, ka thënë se Barcelona nuk mund të marrë një vendim të pavarur se ku do të luaj, nëse Katalonia fiton pavarësinë./Lajmi.net/