Ku do të integroheni z. Rama, në mbeturinat e ish-Jugosllavisë?

Një gjë është e sigurt, që Edi Rama s’ia ka haberin për unionin, zonën e lirë, apo quajeni si të doni, në mes vendeve të Ballkanit, që është propozuar nga Aleksander Vuçiq. Edhe ashtu Kosova është pjesë e një marrëveshje “CEFTA” që bizneset kosovare të zitë e ullirit e shohin derisa e eksportojnë një produkt, jo në Serbi, por nëpër Serbi. Edi, tregu i Kosovës është Bashkimi Evropian, jo integrimi në mbetjet ish-jugosllave.

Lajme

09/04/2017 11:25

Shkruan Elhami Ismajli

Edi Rama më shumë parapëlqen t’i tregojë dy-tri batuta ose t’i bën dy-tri foto me Aleksander Vuçiqin, se sa që e ka hallin për Kosovën dhe bizneset që kanë barriera të panumërta. Edhe ashtu nuk besoj që i ka ndihmuar diçka Lulzim Rafuna, e as që do t’i ndihmojë me këshilla.

Nëse qëllimi i Edi Ramës është që ta ringjall Titon, në trupin e Vuçiqit, le ta mbajë si suvenir në zyrën e tij, kosovarëve nuk iu duhet Tito më, tashmë e kemi ndarë mendjen.

Nëse ky treg që është propozuar, ka për qëllim ringjalljen e nostalgjisë komuniste nga Rama e Vuçiq, Mustafa e Hoxhaj e refuzuan logjikisht rikthimin në tregun e mbetjeve jugosllave.

Boshti i integrimit është BE-ja, tashmë është edhe një arsye më shumë, sepse Kosova ka nisur implementimin e MSA-së. Propozimet e “reja” për unione të ndryshme nuk janë të rastësishme dhe të pa qëllimta. Sa për dijenin tuaj z.Rama Kosova është në CEFTA dhe edhe këtu ka vështirësi në realizimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ju duhet të dini edhe për produktet kosovare që i bllokonte Shqipëria, që ishte rasti me patate. Po të sigurojë se nuk e ke hallin të fuqizimit të  ekonomisë kosovare, por të Vuçiqit.

Është e pamatur dhe e pastudiuar mirë nga ana e Qeverisë së Shqipërisë përkrahja symbyllur  e iniciativës për këtë “union ”.

Praktikisht me këtë union edhe më shumë rritet ndikimi i Serbisë në ekonominë e Kosovës, që edhe ashtu pothuajse 60 për qind kosovarët konsumojnë produkte të Serbisë.

Ne Kosovarët edhe ashtu jemi mësuar me prapaskenat e propozimeve “të mira” dhe pa barriera, përkatësisht krijimit të një “zone të lirë” për Serbinë, duke përfshirë këtu edhe investimet në infrastrukturore, tregon qëllimin final të një tentimi të ri për destabilizim të kësaj pjese të Evropës.

z.Rama nëse nuk e njeh Vuçiqin,  është ai i njëjti që shihet me kallashnikov që kishte marr pjesë në vrasjen e popullatës së ish-Jugosllavisë. Është ai i njëjti që bart gajbe me birra për kasapët e Ballkanit, që i kishte dikur shefa.

“Çka pjell macja han minj”- është një thënie z.Rama

Në të vërtetë ai fare nuk ngurron ta thotë se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipëria.

Përkrahës i kësaj iniciative fatkeqësisht në një takim të nivelit të kryeministrave ishit dhe vetë ju z.Rama. Ku do të integroheni z. Rama?! Në mbeturinat e ish-Jugosllavisë.

Për dijeninë tuaj këtë  iniciativë përveç që e refuzojë Kosova, e refuzojë edhe Mali i Zi dhe do ta refuzonte çdo shtet normal, që i bllokohet çdo integrim në mekanizma ndërkombëtar.

Këtë iniciativë amatoreske të Vuçiqit, e flaku edhe shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa bashkë me ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhajn.

Që të dytë vlerësuan drejt, sepse një union i tillë është i panevojshëm për Kosovën, i panevojshëm për synimet e saja zhvillimore.

Tregu i përbashkët rajonal i Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës është  Bashkimit Evropian.

Këto shtete aktualisht kanë një treg të përbashkët CEFTA. Ky treg është vetëm  marrëveshje në letër për eliminimin e barrierave, e në të vërtetë thellësisht është me barriera ekonomike dhe politike.

Tash kur rrugët e Kosovës po Hapen me MSA, normalisht Serbja del me iniciativë të re edhe me tendenca “ekonomike” , territorial të cilat thellësisht e prekin rregullimin kushtetues, politik dhe zhvillimin demokratik të këtyre shteteve, duke i hapur rrugë Rusisë.

z.Rama është mirë para se të përkrah iniciativa të veta të konsultohet me Kosovën, Malin e ZI, para se t’ia jap “lepe-peqej” Serbisë për një Iniciativë tepër të dëmshme. Modelet e tilla çfarë janë dhënë në këtë iniciativë për njëqind vjet e ka mbajtur koloni Kosovën, dhe si i tillë në fillim për Kosovarët është i dështuar. Mirëpo, Nëse Shqipëria ka synim BE-në, çka dëshiron Rama në këtë model i cili në të kaluarën ka sjell tmerr, luftë, gjenocid. Vetëm një rrugë kanë Shqiptarët. Tashmë ajo dihet.

(Autori është redaktor në lajmi.net. Qëndrimet janë personale)