Ku dhe me kë po e feston Kaltrina ditëlindjen? (Foto/Video)

Kaltrina Ajeti për të gjithë njihet si një moderatore e suksesshme, mirëpo suksesi i saj nuk ka mbaruar me kaq.

ShowBiz

28/02/2016 23:25

Ajo karrierën e saj si gazetare e prazatuese e ka nisur shumë herët, ndërsa së fundmi ka qenë ‘ikona’ e emisionit Imazh në RTK, transmeton lajmi.net.

Kaltrina përveç sukseseve që ka arritur si fytyrë e njohur publike, ka arritur ti bëjë për vete me mësime edhe shumë studentë të Universitetit të Prishtinës aty ku po vazhdon të mbajë orë si asistente, dhe këta të fundit ia kanë lavdëruar shumë punën.

Ajo sot po e feston ditëlindjen në Stamboll bashkë me shoqet e saj, ndërsa i ka mbush 29 vjet./lajmi.net.