Kthimi në punë pas lehonisë

Të kthehesh në punë pas lehonisë është një moment delikat, në të cilin fillon një dimension i ri, ndryshe nga ai i kaluari dhe një sërë problemesh të organizimit, që duhet të ballafaqohen me ardhjen në jetë të bebes, me nevoja dhe kërkesa specifike. Komponentë që peshojnë në zgjedhjet emocionale dhe në balancën familjare. Njëri…

Lifestyle

14/11/2013 13:00

Të kthehesh në punë pas lehonisë është një moment delikat, në të cilin fillon një dimension i ri, ndryshe nga ai i kaluari dhe një sërë problemesh të organizimit, që duhet të ballafaqohen me ardhjen në jetë të bebes, me nevoja dhe kërkesa specifike.

Komponentë që peshojnë në zgjedhjet emocionale dhe në balancën familjare. Njëri prej problemeve konkrete është gjendja e vogëlushit apo vogëlushes në momentin kur nëna i kthehet punës pas lindjes.

Për çdo rast, për fëmijët mund të përkujdeset edhe babai, por ai nuk mund t’u ofrojë të vegjëlve ato që ua ofron nëna. Alternativë mund të vlerësohej çerdhja për fëmijë: publike apo private, është një zgjidhje që shumë prindër e zgjedhin për fëmijët e tyre.

Orari sillet nga 8:30 deri në 14:30 apo deri në 17:00. Por, nëse vlerësoni së fëmija juaj është ende i vogël për këtë ‘institucion’, atëherë mund të mendoni për një dado.

Sigurisht, ideale do të ishte t’ia besoni këtë një gruaje që e njihni, përpara asaj të panjohur. Nëse nuk e gjeni personin e duhur për ju, atëherë konsiderojeni eventualitetin e mbështetjes tek ndonjë agjenci.

Ekzistojnë të tilla, që mund t’ua ofrojnë një ‘baby-sitter’ me orë ose me orar, të gatshme për t’i përmbushur të gjitha kërkesat dhe dëshirat e prindërve.