Kthimi i Gerrardit i solli vetëm “sherr” Liverpoolit (FOTO)

17 vite ka qenë pjesë e Liverpoolit, ka bartur me krenari emblemën e kapitenit, për t’u shndërruar në një legjendë të klubit.

Sport

28/01/2017 22:14

Në këto 17 vite, Gerrard ka fituar shumë trofe të rëndësishëm, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, por jo edhe një titull të Premierligës.

Në verën e vitit 2015, Gerrard u largua nga ‘Anfield Road’, në drejtim të La Galaxy, dhe pas një viti e gjysmë rikthehet në Liverpool, për të drejtuar një skuadër të rë rinjve.

Por ky rikthim i legjendës nuk i ka sjellë “bereqet” Liverpoolit, ku që nga kthimi i tij ka regjistruar rezultate negative.

Më 20 janar, Gerrard është emëruar trajner i të rinjve, dhe në një interval prej shtatë ditëve, Liverpooli ka pësuar tre humbje radhazi, dhe atë në ‘Anfield Road’./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6