Kthesë në rastin e DRONIT: Gjykata e Arbitrazhit i jep tre pikë Shqipërisë?

Mediat daneze raportojnë të kenë mësuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë.

Sport

10/07/2015 08:44

Loja e pezulluar për kualifikimet Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë është regjistruar me rezultat 3:0, fitore për Shqipërinë, raportojnë mediat daneze duke u thirrur në burime të afërta me Gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë, ku procesi i rastit të “dronit”, do të jetë i formës së prerë, transmeton lajmi.net.

aaa

Pas pezullimit të ndeshjes dhe refuzimit të shqiptarëve që të kthehen në fushë, UEFA mori vendim që Serbisë t’i jap tre pikë, por njëkohësisht duke e dënuar atë me minus tre pikë.

Mediat daneze shkruajnë se vendimi i formës së prerë, i cili vjen pas ankesë që Shqipëria i ka bërë vendimit të UEFA-s, do të publikohet sot (e premte) dhe ai do të jetë në favor të Shqipërisë. /lajmi.net