Kthehet Xhavit Haliti, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit (Foto)

Kryesia e Kuvendit tek tash ka arritur që të fillojë mbledhjen e paralajmëruar më parë.

Lajme

23/10/2015 22:02

Burime të lajmi.net, brenda Kuvendit bëjnë të ditur se kjo është bërë e mundur pas ardhjes së nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, i cili është kthyer nga Shqipëria, pas një vizite atje.

aa

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet nxjerrja e opozitës jashtë seancës.

Seanca nuk pritet të rifillojë deri në orën 23:00. Në mbledhjen e Kryesisë nuk po marrin pjesë deputetët e opozitës.