Kthehet pjesërisht në rigjykim Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Hyseni e Qubreli për krime lufte

“Ky Kolegj i Apelit me votim unanim vendosi që aktgjykimin e shkallës së parë ta anulojë pjesërisht dhe lëndën ta dërgojë në rigjykim. Megjithatë, Kolegji i Apelit vlerësoi se lënda duhet të dërgohet në rigjykim në lidhje me identifikimin e të pandehurit S.S, përfshirjen e të pandehurit I.H. në ekzekutimin e simuluar dhe identifikimin e Sh. H. në rastin e përdhunimit”, thuhet në njoftimin e apelit

Lajme

15/06/2016 16:54

Gjykata e Apelit ka kthyer pjesërisht në rigjykim rastin e krimeve të luftës kundër popullatës civile në të cilin janë të përfshirë ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Shefki Hyseni dhe Nexhat Qubrelin.

“Ky Kolegj i Apelit me votim unanim vendosi që aktgjykimin e shkallës së parë ta anulojë pjesërisht dhe lëndën ta dërgojë në rigjykim. Megjithatë, Kolegji i Apelit vlerësoi se lënda duhet të dërgohet në rigjykim në lidhje me identifikimin e të pandehurit S.S, përfshirjen e të pandehurit I.H. në ekzekutimin e simuluar dhe identifikimin e Sh. H. në rastin e përdhunimit”, thuhet në njoftimin e apelit.

Gjykata Themelore e Mitrovicës me anë të Aktgjykimit të saj të nxjerrë më 29 maj 2014 i pati liruar Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Shefki Hyseni dhe Nexhat Qubrelin nga të gjitha pikat e akuzës për kryerje të veprës penale Krime të Luftës kundër Popullatës Civile.