Kthehet në banesën veri të Mitrovicës pas 17 vjetësh, ja çfarë i ndodhi lojtarit të Superligës

Ishte shumë i ri (16 vjet) kur me familje u dëbua prej ndërtesës (banesës) që jetonin në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Sport

06/12/2016 16:18

Kjo ndodhi menjëherë pas përfundimit të luftës, kur paramilitarët serb (në vitin 1999) i dëbuan shqiptarët nga pronat e tyre.

Nga ajo periudhë e këndej Fetahu me familje nuk e kishte shkelur pragun e banesës së tij. Futbollisti i Trepçës nga Mitrovica, pas 17 vjetësh rikthehet te banesa e tij dhe si shumë shqiptarë të tjerë pret së shpejti të banojnë e jetojnë aty në pronat e tyre.

Fetahu është i emocionuar se në çfarë gjendje e ka gjetur banesën dhe se kush e ka shfrytëzuar deri me tash.   Ai foli në një intervistë për ‘Bota Sot’.

Shpëtim, pas 17 vjetësh riktheheni në banesë, në çfarë gjendje ishte?

Fetahu: Banesën e gjetëm ashtu qysh ka qenë pa asnjë investim në të, mirëpo me disa dëme, disa dyer dhe dritare të thyera.

Kush e ka shfrytëzuar deri tash?

Fetahu: Një e moshuar serbe nga Skenderaj dhe ishte aty që pas përfundimit të luftës.

Si do të veproni me këtë banesë?

Fetahu: Pronësinë e kemi, por ende nuk mundemi të kthehemi e të jetojmë atje. Presim që një ditë të ketë siguri dhe të bëhet mirë dhe të kthehemi.

Sot ishit në at pjesë të qytetit, si kaluat, hasët në ndonjë presion apo kërcënim?

Fetahu: Jo, të them të drejtën mirë ia kalova dhe askush nuk me tha asgjë. Ishte qetë, mirëpo paksa emocionuese, pasi që aty jam rrit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.