I kthehet çanta e vjedhur para 14 vitesh

Një grua në New Hampshire është befasuar kur i është kthyer çanta që i'u kishte vjedhur më shumë se një dekadë më parë.

Bota

30/04/2016 00:31

Lisa Hall Massaglia, ka shpërndarë një foto të çantës së saj që i’u kishte kthyer pas 14 vitesh dhe ishte gjetur në një kosh plehrash, përcjell lajmi.net

Policia e kishin kontaktuar atë për ti treguar se e kishin një çantë të saj dhe ajo kishte menduar se policia kishin telefonuar gabim.

“Nuk më besohej, kanë kaluar 14 vite nga atëherë dhe çanta përsëri është tek unë”, është shprehur Massaglia.

Ajo duke u ndjerë shumë e emocionuar dhe me nostalgji e kishte treguar rastin duke shpërndarë një fotografi të çantës së saj./lajmi.net