Kthehen fuqishëm kampionët

Manchester City është rikthyer te fitorja në Premierligë, duke e mundur 3:1 Evertonin.

Sport

15/12/2018 15:22

Xhiroja e 17-të e Premierligës është hapur me sfidën mes Manchester Cityt dhe Evertonin në ‘Etihad Stadium’, me vendasit që triumfuan 3:1.

Në ditën më të mirë të tij në këtë ndeshje ka qenë Gabriel Jesus, që realizoi dy gola, në minutat 22’ dhe 50’, për 2:0.

Mysafirët arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën e 65’ në 2:1, kur shënoi Lewin, shkruan lajmi.net.

Raheem Sterling, vendosi rezultatin përfundimtar, kur shënoi për 3:1 në minutën e 69’.

Me këtë fitore, Man City numëron 44 pikë dhe renditet në vendin e parë në Premierligë, duke pritur rezultatin e derbit Liverpool – Manchester United.

Edhe në xhiron e ardhshme, City luan në shtëpi, ku pret Crystal Palacen./Lajmi.net/