Kthehen deputetët në Kuvend, pas pak fillon raundi i tretë për president

Deputetët e pozitës kanë filluar të kthehen në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të fillojë raundi i tretë i votimit për presidentin e ri të Kosovës.

Lajme

26/02/2016 19:06

Në raundin e parë kandidati kryesor Hashim Thaçi mori 50 vota, në të dytin mori 64, ndërsa në të tretin i duhet vetëm shumica e thjeshtë, 61 vota, raporton lajmi.net

Opozita nuk është në sallë, ndërsa përfaqësuesi i tyre, Ilir Deda është kthyer sërish në Komisionin votues, për të përcjellur nga afër procedurat e votimit.

Në të dy raundet ishte kuorumi i mjaftueshëm, pra ishin 81 deputetë, duke mos llogaritur këtu Ilir Dedën./ Lajmi.net