Ksamil, grabitësit marrin 35 milionë lekë në një shtëpi

Një banesë është vjedhur në orët e mbrëmjes së të hënës në Ksamil, ku Sh.M, i zoti i shtëpisë ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Lajme

12/09/2017 13:15

Informacioni zyrtar bën të ditur se janë vjedhur 35 milionë lekë të vjetra dhe 3 mijë euro, si dhe disa bizhuteri të ndryshme. Në kohën kur ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur njeri në shtëpi.

Grupi hetimor po  vijon  hetimet për zbardhjen,  identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.