Kryziu: Nuk më intereson jeta private e politikanëve derisa nuk është në dëm të qytetarëve

Drejtori i Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka komentuar çështjen e fotografimit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti në një jaht luksoz në Budva të Malit të Zi.

Lajme

26/03/2017 14:54

Kryeziu ka thënë se jeta private e asnjërit politikan nuk i bënë përshtypje derisa nuk dëmtohen qytetarët.

“Per Shpendin dhe foton ne jaht. Jeta private e asnjerit prej politikajve nuk me ben pershtypje se si e ben, deri sa jeten e tije nuk e ben ne dem te taksave te qytetarit, i shantazhuar nga grupet mafioze dhe i ndikuar ne vendimet te cilat per pasoje sjellin keqeqeverisje e jo transparence”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në “Facebook”, transmeton lajmi.net